Çfarë është zbardhimi i dhëmbëve?
Zbardhimi i dhëmbëve është një trajtim estetik që ndihmon në rikthimin e bardhësisë natyrale të dhëmbëve dhe përmirësimin e pamjes së buzëqeshjes.
A është procedura e sigurt?
Po. Trajtimi kryhet me produkte profesionale dhe teknologji LED Whitening, duke respektuar standardet e sigurisë dhe pa dëmtuar smaltin e dhëmbëve.
Sa zgjasin rezultatet?
Rezultatet varen nga zakonet e përditshme dhe kujdesi oral, por me mirëmbajtjen e duhur mund të zgjasin për një periudhë të gjatë.
A shkakton ndjeshmëri trajtimi?
Disa persona mund të përjetojnë ndjeshmëri të lehtë dhe të përkohshme, e cila zakonisht largohet brenda një kohe të shkurtër.
Sa zgjat procedura?
Trajtimi zakonisht përfundon brenda një seance, ndërsa koha mund të ndryshojë sipas nevojave të klientit.
Si mund të rezervoj një konsultë?
Mund të na kontaktoni përmes telefonit, WhatsApp-it ose formularit në faqen tonë për të rezervuar konsultën ose terminin tuaj.